Nxënësi i klasës së parë në shkollën fillore dhe të mesme të ulët ‘Daut Bogujevci’ në Fushë Kosovë, Erdi Sopjani, ka realizuar me ndihmën e prindërve një video emocionuese kushtuar mësueses së tij, Haxhere Vitija Reçica.
Përmes kësaj video me skenar të nënes së tij, Sebahate Sopjanit, Erdi i vogël ka shfaqur mungesën që ndjen për shoqërinë e klasës, shkollën dhe mësuesen në veçanti.
Mësuesja e Erdit, Haxhere Vitija Reçica, në një prononcim për Portali.info, ka thënë se është ndjerë tejet e emocionuar kur e ka parë videon.
“Jam ndjerë shumë mirë kur e kam parë por në të njëjtën kohë jam mërzitur sa që më kanë rrjedhur lotët. Ka qenë emocion i papërshkruar dhe ndjenja të përziera”, ka thënë mësuesja.
Në fund, ajo ka thënë se iu uron shëndet të gjithë nxënësve në radhë të parë, ndërsa e ka falënderuar në veçanti Erdin e vogël për idenë e tij, duke thënë se në këtë situatë të cilën ndodhemi është zbuluar edhe një talent i tij. /PORTALI.info