Është gjetur i varur vetëm disa metra larg shtëpisë, pasi u përlesh me nënën e tij shkaku i ndalesës së Wi-Fi-së.
William Masgrive nga Leicesteri i Londrës, ishte nxënës shembullor, si në mësime po ashtu edhe në sport, por i fiksuar pas internetit dhe rrjeteve sociale.
Në mënyrë që ta largojë nga kjo shprehi, nëna e adoleshentit ia kishte ndaluar atij të shfrytëzonte internetin gjatë natës, transmeton Telegrafi.
Por, këtë duket se nuk e pranoi mirë Masgrive. Ai është gjetur i varur në pemë, vetëm disa orë pasi kishte dalë nga shtëpia i mllefosur sepse nëna fiku sistemin Wi-Fi.