“Nxehet” Agim Bahtiri – i thotë Grudës: A e ke pyet Listën Serbe që ke ardhur këtu?

E publikuar: 19/11/2025 12:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka kaluar në nervozë pasi mori fjalën deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda.

Bahtiri nga ulësja e tij, pasi Gruda përmbylli fjalën e tij, i tha nëse e ka pyetur Listën Serbe që ka ardhur në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

“Zotri Gruda, a e ke pyet Listën Serbe që ke ardhë këtu? A e ke pyet Listën Serbe që ke ardhur këtu? E di saktë unë. Me jau nalë qytetarëve paret, ti e di shumë mirë kush të ka shti”, deklaroi Bahtiri.

Gruda pati përplasje më herët me nënkryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, lidhur me çështjen e ligjshmërisë së seancës së jashtëzakonshme, të ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje për formimin e komisioneve të përhershme dhe buxhetit e marrëveshjeve ndërkombëtare