Çdo vit Nvidia prezanton disa karta grafike me performancë rekord dhe një tjetër erdhi ditën e sotme. Titan V është karta grafike më e fuqishme që kompania ka prodhuar ndonjëherë.
Ajo do të shitet për 2,999 dollar dhe është ndërtuar për aplikacionet e inteligjencës artificiale dhe punime shkencore.
Sipas Nvidia ajo prodhon 110 teraflops performancë nga 21.1 miliard tranzistorët e saj me 12GB memorje HBM2 dhe 5120 bërthama CUDA.
Gjithashtu Titan V ka 640 bërthama “tensor” që do të ofrojnë deri në 9 herë më shumë performancë për inteligjencën artificiale sesa paraardhësi.
Kjo kartë grafike është e para me arkitekturën Volta ndërsa Nvidia nuk tregoi se kur do të ofrohet edhe për kartat grafike të lojërave.
Arkitektura aktuale Pascal u prezantua një vit më parë në GTX 1080 dhe ende sot ngelet karta më e fuqishme në treg.
Volta do të jetë shumë më e kushtueshme për Nvidian por edhe konsumatorët. /PCWorld Albanian