CEO i NVIDIA Jensen Huang kishte diçka për të thënë gjatë aktiviteti CES jo vetëm për kompaninë e tij por edhe rivalët e AMD.
Prezantimi i tij u bë pak pasi rivalja Lisa Su, CEO e AMD foli grafikat e reja AMD Radeon VII.
Huang nuk u impresionua aspak prej tyre.
“U zhgënjeva,” tha ai gjatë një dalje për shtyp. Huang tha se performanca e AMD Radeon VII ishte e dobët krahasuar me performancën e GeForce RTX 2060 prezantuar të Dielën e kaluar.
Ajo është karta grafika buxhetore NVIDIA. Duke folur për AMD ai tha se kartat Radeon VII nuk kishin teknologjinë “real-time ray tracing.”
NVIDIA RXT 2060 do të dalë në shitje menjëherë për 350 dollarë. Ndërsa Radeon VII vjen më 7 Shkurt për 700 dollarë. /PCWorld Albanian