Nusja që e la dasmën për t’u dalë në ndihmë të aksidentuarve

E publikuar: 12/10/2015 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo që shihni është ndoshta nusja më e fortë që keni parë ndonjëherë qysh prej karakterit të Uma Thurman në filmin Kill Bill.

Nusja, mjeke e emergjencës la pa tekst dasmorët kur me të thënë fjalët “pranoj” vrapoi për t’i ndihmuar të aksidentuarit.

Sarah Ray, sapo e kishte dhënë betimin para bashkëshortit të saj në një kishë në Clarksville, kur mori vesh se babai dhe gjyshërit e saj kishin pësuar një aksident trafiku disa kilometra larg vendit ku po mbahej ceremonia.

Ajo dhe dhëndri shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar.