INDI- Rekha Nagvanshi, 30 vjeç nuk ishte aspak e lumtur nga jeta që bënte në shtëpinë e bashkëshortit, ku e trajtonin si skllave.
Ajo vendosi të ndahej me të, por bashkëshorti i saj, Deepak, 34 vjeç, iu lut që të rikthehej për hir të vajzës së tyre 4-vjeçare. Ajo pranoi, por me kushtin që ai të gatuante për të, ta masazhonte dhe të lante enët, gjë që mesa duket vjehrrës së saj nuk i pëlqente aspak.
30-vjeçarja zgjodhi gjithashtu një mënyrë të pazakontë për t’u hakmarrë, duke urinuar në çajin që i servirte çdo ditë. Por një ditë u kap mat, duke e kryer atë veprim në kuzhinë.
“Ajo gjithmonë buzëqeshte dhe na ofronte çaj dhe ne e pranonim. Por një ditë unë shkova në kuzhinë dhe e gjeta atë duke urinuar në ibrikun e çajit”, shpjegon vjehrra.
Ajo e denoncoi menjëherë të renë në polici, por këta të fundit nuk e morën përsipër çështjen duke i thënë se duhet ta zgjidhte privatisht. Tashmë ato e mësuan se nuk mund të jetojnë dot bashkë, kështu që nuk e bëjnë./shekulli/