“Nuset e xhihadit” flasin për ISIS-in

E publikuar: 21/04/2015 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në shtetin islam(ISIS) ekziston njësia elite e femrave e cila ndër të tjera është e ngarkuar edhe për ndëshkimin e femrave që nuk i respektojnë rregullat strikte të ISIS-it.

Informata në lidhje me jetën në ISIS zbulojnë dy ish “nuse të xhihadit”, pasi që ato arritën të ikin nga kjo organizatë terroriste.

Doa dhe Um Ous, emrat e të cilave nuk janë të vërtetë ia arritën që nga qyteti sirian Raka, të ikin në Turqi, ku jetojnë ilegalisht nga frika për jetën e tyre.

Për Sky News ato kanë folur për detyrat që kanë pasur derisa kanë qenë pjesëtare të brigadës së grave e njohur me emrin Al Kansa, duke patrulluar nëpër qytet, kontroll të shtëpive si dhe dënimet ndaj grave që nuk I kanë respektuar rregullat e ISIS-it.

Derisa gratë arabe kishin detyra në vendet urbane, të huajave shpesh janë lejuar të luftojnë në front.

Doa (20) pranon se e ka dashur burrin e saj saudit, luftëtar i ISIS, I cili e ka bindur se është në rrugën e drejtë. Sirinë e ka lënë pasi që ai është vrarë në një sulm vetëvrasës.

Dhe se si ka rrahur dhe dënuar të tjerët, Doa pranon se shpesh ka qenë e detyruar ta fshikullojë edhe veten.

“Ka shkallë të ndryshme të dënimit . Nëse kemi kapur një grua që ka dashur të ikë është dënuar me 60 të rëna. Ndëshkim tjetër është për ato që nuk kanë respektuar kodin e veshjes”, tregon Doa e cila sqaron se nëse një grua se ka veshur burkën ose ka mbathur këpucë me taka është dënuar me 40 të rëna.

Ajo pranon se i vjen keq për gjithë atë që ka bërë, por më së shumti e shqetëson maltretimin që u ka bërë grave të vjetra të cilat nuk i kanë respektuar rregullat e ISIS-it dhe nuk I kanë veshur rrobat që duhej.

“Tek ato gra kam parë nënën time. Vajzat duhej të visheshin ashtu por jo edhe gratë e vjetra. Dhe për këtë kanë qenë të poshtëruara dhe të rrahura”, tregon Doa.

ISIS e ka formuar këtë brigadë vitin e kaluar në mënyrë që t’i dënojnë gratë që nuk I respektojnë rregullat e tyre që nënkupton se duhej të jenë të mbuluara edhe në publik dhe se gjithnjë duhet të jenë të përcjella nga meshkujt.

Që një grua të jetë pjesë e brigadës detyrimisht duhet të kalojë katër javë ushtrime për armë në dorë dhe të paguajë 70 funt në muaj.

Om Ous tregon se në brigadë ka njohur shumë gra të huaja, nga Evropa, madje edhe nga Japonia. Edhe ajo përkrah shumë grave në Raka ka qenë e martuar shumë herë dhe burri i fundit ka qenë luftëtar i huaj në ISIS.

Herën e parë është martuar me një komandant turk në ISIS i cili është vrarë në luftë.

Disa muaj më pas prindërit e martuar për një ekstremist egjiptas I cili e ka pasi që iku në ISIS.

Ajo e pranon se asnjëherë nuk e ka dashur asnjërin burrë dhe se ka qenë e detyruar të martohet për ta sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër.

“ Shumicën e kohës e ka kaluar në shtëpinë e prindërve sepse ai gjithë ka qenë në luftë. Ka ardhur ndonjëherë në shtëpi për disa ditë për tu kthyer më pastaj në front dhe nuk e kam parë nga një muaj”, tregon Um Ous.

Doa dhe Um Ous janë gratë e para që publikisht flasin për ikjen e tyre nga brigada famëkeqe e ISIS-it.

Megjithatë edhe pse kanë ikur ato jetojnë gjithnjë me frikën se luftëtarët e ISIS-it do të gjejnë dhe do t’i dënojnë./KosovaPress/