Nuri Seferi dështon ta fitojë titullin Evropian, mposhtet nga boksieri turk (Foto)

E publikuar: 18/09/2016 00:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka humbur nga turku Firat Arslan, duke mos arritur të shpallet kampion europian në WBO, njofton Klan Kosova.

Meçi ka zgjatur 12 raunde dhe me një vendim përmes pikëve të gjyqtarëve, Seferit i është mohuar titulli europian.

Ndeshjen e ka komentuar edhe ish-boksieri shqiptar dhe kampioni europian në pesha të rënda, Luan Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se vendimi ishte i drejtë dhe se turku e meritoi fitoren.