Aktorja më e famshmë turke Nurgul Yesilçay, e cila tek në njihet më rolin Gulseren në serialin ‘Fate të Kryqëzuara’ , ka vendosur të sqarojë të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj lidhur më largimin e saj nga ky serial . Në një postimin në Insrtagram aktorja ka shkruar:
Largimi im nga ky serial ishte njësoj si të shpartallohej bibloteka ime më e bukur. Unë kurrë nuk e kam lënë punën time përgjysmë, gjithmonë e kam dashur dhe e kam respektuar atë që bëj. Unë përfundova si një kornizë shumë të bukur misionin në serialin Paramparça(Fate të Kryqëzuara). Gulserem e ka përfunduar komentin e saj duke falënderuar regjisorin dhe të gjithë kastën e aktorëve me të cilët ka punuar./gazetaexpress/