Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë kalon 1-mijëshin
14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Kosovë të mërkurën, nga testimi i 208 mostrave, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Me regjistrimin e rasteve të reja, numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka kaluar njëmijëshin.
Sipas njoftimit, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 8 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Prizren) dhe komuna e Rahovecit 6 raste (sipas vendbanimit 6 raste Rahovec).
Të mërkurën e 20 majit janë shëruar 3 pacientë.
Deri tash në Kosovë janë testuar 12406 persona. Prej tyre 1003 kanë dalë pozitivë. 29 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, ndërsa 772 janë shëruar.