Disa e konsiderojnë numrin 13 një numër të pafat. Të tjerët, përkundrazi, besojnë fort se ky numër është i dobishëm dhe një numër me fat. Është e pamohueshme se numri 13 shkakton reaksione mjaft të kundërta. Por a e dini se çfarë do të thotë ky numër? A është e premtja 13 vërtetë një ditë si çdo tjetër?
Numri 13 është simbolikisht numër i fortë. Disa njerëz tregojnë kujdes të madh ndaj tij. Ndër ta gjenden njerëzit që vuajnë nga triskaidekaphobia: me fjalë të tjera, frika nga numri 13. Edhe pse kjo fobi rreth numrit 13 është e vërtetë, mund të pyesim nëse është e justifikuar.
Pse disa njerëz kanë frikë nga numri 13?
Përkundër elementeve të ndryshme që mbështesin faktin se numri 13 është një numër me fat, disa bestytni kanë mbetur mirë të ankoruara për breza me radhë, edhe nëse ato ndonjëherë janë të paarsyeshme.
Pa qenë në gjendje të identifikojmë qartë origjinën e këtyre besimeve, ata që besojnë në to zakonisht nuk janë në gjendje të shpjegojnë se çfarë i bën ata të besojnë.
Njerëzit, sigurisht janë nisur nga disa ngjarje në botë të cilat kanë rastisur ose jo të ndodhin në të premtet e 13-ta apo janë të lidhura domosdoshmërisht me nr. e 13-të dhe ditën e premte.
Ndër to listojmë:
⦁ Sipas traditës biblike, 13 të ftuar morën pjesë në Darkën e Fundit, të mbajtur të enjten, përfshirë Jezusin dhe 12 apostujt e tij (një prej të cilëve, Juda, e tradhtoi). Ditën tjetër, natyrisht, ishte e Premtja, dita e kryqëzimit të Jezusit.
⦁ Më 13 prill 2029 e premte, asteroidi 99.942 do të jetë në pikën më të afërt me Tokën.
⦁ Reperi Tupac u shpall i vdekur më 1996 – më datën13, ditën e premte.
⦁ Nga frika që nr. 13 sjell fat të keq në disa hotele, nuk ka dhomë të 13-të, në disa ndërtesa nuk ka kat të 13-të, dhe në disa rrugë nuk ka numër shtëpie të 13-të.
Siç treguam, këto paragjykime që mbulojnë numrin 13 në negativitet nuk mund të shpjegohen qartë, pra mbeten veq bestytni. Për t’i dhenë fat kësaj dite, ketë vit me 13 prill ne ju ftojmë t’i prisni surprizat e këndshme që po përgatiten për ju.