Numërohet kutia e parë me elektronikë në Vorë, PS kryeson ndaj demokratëve! Socialistët nisin festën

E publikuar: 11/05/2025 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kutia e parë e numëruar në Vorë flet për një fitore të thellë të Partisë Socialiste.

Në qendrën e votimit 1558 kanë marrë pjesë 179 zgjedhës, nga ku rezulton se Partia Socialiste ka marrë 124 vota, ndërsa koalicioni i djathtë 42 vota.

Në radhët e socialistëve më i votuari në këtë qendër votimi është Blendi Gonxhja me 75 vota, ndërsa nga demokratët Lorenc Hoxha ka marrë 9 vota.

Sakaq, socialistët kanë nisur festën me fishekzjarrë dhe daulle, duke shpallur fitoren e parakohshme./tch