Numërohen mbi 99% të vendvotimeve – Ky është rezultati i partive deri më tani

E publikuar: 29/12/2025 00:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet nga 99,26% të vendvotimeve numëruara, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

KQZ, në faqen e saj njofton se nga votat e numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje prin e para me 49,30%, ose, 429,979 të votave.

Pas saj, radhitet Partia Demokratike e Kosovës si parti e dytë me 21.01%, ose, 183,258 të votave.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ka marrë deri më tani 13,59%, ose, 118,490 të votave.

Parti e katërt në këto zgjedhje është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5,68%, ose, 49,571 të votave.

Lista Srpska, ka marrë 4,74%, ose 41,335 të votave.

Sa i përket NISMA’s së Fatmir Limajt, ajo ka vetëm 1,72 %, ose 14,973 të votave.

Për të parë përditësimet e fundit, klikoni në linkun: KËTU.