Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri dje janë numëruar 97.55 përqind e votave të kandidatëve për deputetë.
Ky proces tashmë ka përfunduar në 35 komuna, e po vazhdon në tri komuna: Leposaviq, Pejë dhe Prishtinë.
Në Leposaviq kanë mbetur pa u numëruar votat nga tri vendvotime, në Pejë nga 28 vendvotime e në Prishtinë nga 31 vendvotime.

















