Numërohen mbi 92 përqind e votave për deputetë – në shtatë komuna po vazhdon ende procesi

E publikuar: 20/02/2025 10:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 31 komuna tashmë ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Deri dje janë numëruar mbi 92 përqind e vendvotimeve.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi ka bërë me dije se procesi i numërimit po vazhdon në Leposaviq, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan.

“Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 19 shkurt 2025 janë numëruar 92.73% e vendvotimeve apo 2,349 nga 2,533. Procesi i numërimit ka përfunduar në 31 komuna, ndërkaq është duke vazhduar në Qendrat Komunale të Numërimit në 7 komunat tjera: Leposaviq, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Zveçan”, ka deklaruar Elezi.