​Numërohen mbi 70 për qind të votave me postë në QNR

E publikuar: 05/01/2026 11:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtura më 28 dhjetor. Deri më tani janë numëruar mbi 70 për qind të votave me postë. Ndërkohë ato të përfaqësive diplomatike kanë përfunduar, shkruan KosovaPress.

Nga 92 kuti të votave me postë janë numëruar 67 kuti. Nga këto 67 kuti, nga votat me postë Lëvizja Vetëvendosje ka 72.56 për qind, LDK-ja 10.62 për qind, PDK-ja 8.19 dhe AAK-ja 4.73 për qind.

Me radhë janë votat të personave me nevoja të veçanta dhe me kusht.

Nga rezultatet e përmbledhura deri më tani Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve ka 50.50 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.49 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 5.55 për qind.