Numërohen mbi 15% të votave me kusht, renditja: VV, LDK, AAK e PDK

E publikuar: 05/01/2026 22:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave më kusht për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Tashmë kur janë numëruar mbi 15% e votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 64.98% apo 381 vota.

LDK renditet e dyta me 15.91% apo 129 vota, e pasuar nga AAK me 13.81% apo 112 vota.

Votat me kusht e rendisin PDK-në në vendin e katër me 12.08%, apo 98 vota.

Kujtojmë që KQZ pas përfundimit të numërimi të votave me post, në orët e mbrëmjes ka nisur numërimin e votave me kusht.