Numërohen kutitë e para në qarkun e Kukësit: Garë e fortë mes PS, PD dhe PSD-së

E publikuar: 12/05/2025 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar numërimi i kutisë së parë të votimit në qarkun e Kukësit dhe rezultati paraprak tregon një avantazh të Partisë Socialiste.

Sipas të dhënave të siguruara nga korrespondentja e Euronews Albania, PS kryeson me 76 vota. Në vend të dytë renditet Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e udhëhequr nga Partia Demokratike, me 48 vota.

Partia Socialdemokrate ka marrë një rezultat të konsiderueshëm me 43 vota, ndërsa Lëvizja Bashkë dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës kanë siguruar nga 1 votë.

Ndërkohë në kutinë e dytë të votimit në Has, Partia Demokratike (Aleanca për Shqipërinë Madhështore) ka marrë 112 vota, Partia Socialiste 64 vota dhe Partia Socialdemokrate 37 vota.

Këto rezultate përforcojnë rivalitetin mes PS dhe PD në këtë qark, ndërsa PSD konfirmon një prezencë të dukshme në vota./euronews.al