Numërohen afro 70% e votave për deputetë, këta janë top pesë më të votuarit nga secila parti

E publikuar: 31/12/2025 07:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e mbajtura të dielën e 28 dhjetorit po vijon ende.

Deri në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, është bërë numërimi i 68,5 për qind të votave, përqindje kjo e cila nuk e ka ndryshuar top pesëshen e partive.

VV: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

PDK: Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

LDK: Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti dhe Doarsa Kica-Xhelili.

AAK: Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku.