Numërohen 89.26 për qind të votave: VV e para me 41.10%, PDK e dyta me 22.19%, LDK e treta me 17.62%

E publikuar: 10/02/2025 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.10 për qind të votave pas numërimit të 89.26 për qind të votave, apo 2 mijë e 261 kutive nga 2 mijë e 533 kuti sa janë gjithësej, sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të përditësuara në ora 09:34.

PDK renditet e dyta me 22.19%, LDK e treta me 17.62%, kurse AAK 7.61%.

Ndërsa Koalicioni Lista për Familje ka marrë 2.30%.