Numërohen 4 kutitë e para në Tiranë: Garë e ngushtë PS-PD, “Mundësia” e treta

E publikuar: 12/05/2025 02:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procesi i numërimit të votave ka vnisur edhe në Tiranë, ku janë numëruar katër kutitë e para të votimit, me rezultatin që tregon një garë të ngushtë mes Partisë Socialiste dhe Koalicionit të Partisë Demokratike, Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Megjithatë është ende herët për të parë qarkun e trendit të Tiranës, pasi janë numëruar vetëm 4 qebdra votimi nga 1282 në total.

Rezultatet e katër kutive të para janë si më poshtë:

Partia Socialiste (PS) ka siguruar 563 vota, që përbëjnë 41.61% të totalit të votave të numëruara deri tani.

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka arritur 496 vota, ose 36.66%.
Partia Mundësia ka marrë 94 vota, që përbëjnë 6.95%.
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka marrë 58 vota, që përfaqësojnë 4.29%.
Lëvizja Bashkë (BASHKE) ka siguruar 65 vota, ose 4.80%.
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) ka marrë 13 vota, që përbëjnë 0.96%.
Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) ka marrë 32 vota, ose 2.37%.
Lëvizja Atdheu (LA) ka arritur 1 votë, që përbën 0.07%.
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) ka marrë 3 vota, ose 0.22%.
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) nuk ka marrë asnjë votë, ndërsa Partia Socialdemokrate (PSD) ka siguruar 28 vota, që përbëjnë 2.07%./euronews.al