Ka nisur publikimi i votave të numëruara në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.
Sipas të dhënave të publikuara, pas përpunimit të 21 për qind të votave, rezultatet janë:
Lëvizja Vetëvendosje (VV) – 47,11% ose 72,737 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 19,33% ose 28,842 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,68% ose 21,122 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) – 7,70% ose 11,884 vota.
Të dhënat janë të hershme dhe mund të pësojnë ndryshime derisa të përfundojë numërimi i të gjitha votave.

















