Zëvendëssekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, që pritet të vizitojë nesër Kosovën, ka paraparë takim me kreun e shtetit, Atifete Jahjaga.
Takimi që është planifikuar të ndodhë në orën 14:40, është konfirmuar nga Presidenca.
E pas presidentes, Nuland do ta takojë edhe kreun e Kuvendit, Kadri Veseli.
“Kryetari i Kuvendit Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të dielën, më 12.7.2015, në orën 15, do të ketë takim me znj.Victoria Nuland, ndihmëse për çështje të Evropës dhe Azisë e sekretarit të shtetit, John Kerry”, thuhet në njoftimin për media të lëshuar nga Kuvendi i Kosovës.
Besohet se temë e diskutimeve do të jetë Gjykata Speciale.