Nuk votohet projektligji për ratifikimin e traktatit mes Kosovës dhe Hungarisë për ekstradim

E publikuar: 01/06/2018 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar Shqyrtimin e Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim pasi në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 60 deputetë.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri tha se me këtë marrëveshje rregullohen procedurat që duhet ndjekur prej momentit të iniciativës për ta ekstraduar atë person e deri në ekstradim.

Për t’u plotësuar kushtet për votim nevojitet prania e 2/3 së deputetëve./Gazeta Alo