Nuk u pajtua me Biden për dërgimin e armëve në Izrael, dorëheqet drejtori i Byrosë për çështje politiko-ushtarake në SHBA
Një zyrtar i Departamentit të Shtetit në zyrën që mbikëqyr transferimin e armëve dha dorëheqjen këtë javë në shenjë proteste ndaj vendimit të administratës së Bidenit për të vazhduar dërgimin e armëve dhe municioneve në Izrael.
Në letrën e tij të dorëheqjes, Josh Paul , i cili për më shumë se 11 vjet shërbeu si drejtor në Byronë e Çështjeve Politiko-Ushtarake Departamentit të Shtetit, tha se “mbështetja e verbër e administratës Biden vetëm në një drejtim” po çon në vendime politike që janë shkatërruese, të padrejta dhe kontradiktore me vetë vlerat që ne mbështesim publikisht”.
“Reagimi i Izraelit dhe së bashku me mbështetjen amerikan mund të çojë vetëm në vuajtje më të thella si për popullin izraelit ashtu edhe për atë palestinez,” shkroi ai, duke shtuar: “Kam frikë se po e përsërisim të njëjtat gabime që kemi bërë në dekadat e mëparshme, dhe unë refuzoj të jem më pjesë e tyre.”
Ai gjithashtu theksoi se ndërsa e pranon se sulmi i Hamasit ndaj Izraelit ishte i tmerrshëm, ai gjithashtu beson se përgjigja e Izraelit “do të çojë vetëm në vuajtje më të mëdha dhe më të thella” për izraelitët dhe palestinezët.
Josh Paul resigned from the State Department this week over the U.S. response to the Israel-Hamas war. In his public resignation letter, he calls the transfer of weapons to Israel "destructive and unjust."@nickschifrin spoke with Paul for more. pic.twitter.com/TqPXzNa8Ks
— PBS NewsHour (@NewsHour) October 19, 2023