“Nuk të du ty, ti nuk je djali jem”: Çka i thoshte nëna gjate dhunës pesëvjeçarit nga Janjeva? (VIDEO)

E publikuar: 25/03/2026 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Halla e pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit, e cila edhe e gjeti nipin e saj në gjendje të rëndë shëndetësore, tregon për gazetaren e emisionit MAT në Klan Kosova, Blerta Ahmeti, se provoi të kuptojë se si erdhi djali në këtë gjendje, por nuk arriti të marrë përgjigje.

“Gazetarja: A keni fole me kunatën, me ditë, pse e ka lënë djalin në atë gjendje?

Halla: Jo, jo nuk më ka folë në telefon. Vëllai i thojke hë bre kallëzoj çka ka ndodhë, o nuk e kapke telefonin, unë s’du thojke, me folë, veç ajo bile, thojke ka me pasë punë me mu që ma ka marrë djalin.

Gazetarja: E fëmijët, a ke folë me fëmijët, çka tregojshin fëmijët?

Halla: Vallain fëmija s’guxojshin zaher me kallëzu, veç i rrudhëshin krahët, a po kupton. Një A…, e atij vëllait të madh, atë e veta po as ajo nuk më kallëzojke. Ajo ka qenë non stop te ai vëllai jem. Ajo në shpëtpi të vetë kurrë s’ka shku. Ajo, me marrë diqysh me të mirë, ndoshta më kallëzon”, tregon halla e pesëvjeçarit nga Janjeva e Lipjanit.

A.P, e moshës madhore, e cila sipas hallës ka kaluar shumë kohë në familjen e xhaxhait, ku po rritej edhe djali pesëvjeçar, ka treguar për emisionin MAT në Klan Kosova se nëna ushtronte dhunë fizike ndaj djalit dhe i thoshte “ti nuk je djali im”.

“Gazetarja: Veç kallëzom a i ka rrehë fëmijët, a jo?

A.P: Po, krejt fëmijët i ka rrehë.

Gazetarja: Me çka i ka rrehë?

A.P: Me dru, me kabëll me…

Gazetarja: Me dru e me kabëll a, krejt fëmijët i ka rrehë a?

A.P: Po.

Gazetarja: A e ka ushqy naj herë djalin e vogël?

A.P: Kurrë.

Gazetarja: Me çka e ushqejke?

A.P: Unë e kam ushqy. Ajo nuk i ka dhanë bukë kurrë.

Gazetarja: Me çka e ke ushqy ti?

A.P: Me tamël, me qorbë, me kompira….

Gazetarja: E ku e keni marrë ushqimin?

A.P: Aty te buka, te Beni.

Gazetarja: Te Jetimët e Ballkanit, a?

A.P: Po.

Gazetarja: Me qatë ushqim që e keni marrë tek Jetimët e Ballkanit e ke ushqy ti fëmijën pesëvjeçar.

A.P: Po.

Gazetarja: E pse, a s’i ka dhënë bukë kurrë nëna e vet a?

A.P: Jo.

Gazetarja: E pse nuk i jepke bukë kurrë?

A.P: Nuk e di moj, e trentë.

Gazetarja: E fëmijëve të tjerë a ju ka dhënë bukë?

A.P: Po.

Gazetarja: E pse veç këtij nuk i ka dhënë bukë?

A.P: Ja ka pas inati këtij.

Gazetarja: Pse?

A.P: Nuk e di.

Gazetarja: Ja ka pas inati këtij fëmijës pesëvjeçar a?

A.P: Po.

Gazetarja: Po për çka ja ka pasë inati?

A.P: Nuk e di moj. Prej kurë ka lindë, veç atë e ka rrehë, veç atij ja ka pas inati.

Gazetarja: Pse ja ka inati?

A.P: Nuk e di moj.

Gazetarja: Çka thojke kur e rrehke?

A.P: Sen.

Gazetarja: E pse veç atë e ka rrehë? A i ka hehë edhe fëmijët e tjerë apo veç atë pesëvjecarin?

A.P: Jo, njëherë e ka rrehë atë, tani i ka rrehë rend. Veç nëna është e trentë, baba jo.

Gazetarja: E fëmijët qysh janë, a janë mirë fëmijët?

A.P: Po mor mirë janë.

Gazetarja: Krejt janë të mirë a? A ke nejtë ti me ta, shumë?

A.P: Po more. Prej tri vjet unë kam nejtë me ta.

Gazetarja: : Prej tri vjet?

A.P: Po.

Gazetarja: E këtë djalin e vogël me çka e ka rrehë më shumë?

A.P: Me kabëll, me dru.

Gazetarja: Me dru?

A.P: Po.

Gazetarja: E kah ja mëshojke më shumë?

A.P: Në shpinë, kah trupi.

Gazetare: E këmbët qysh i ka vra?

A.P: Këmbët nuk e di, me ditë unë të kallëzoj, nuk të rrej. Ama me rrehë e di që i ka rrehë, ama këmbët nuk ja di.

Gazetarja: E pse ja ka pasë inati veç këtij?

A.P: Se di moj.

Gazetarja: E çka thojke kur e rrehke?

A.P: Sen, ama veç e ka rrehë, i ka thanë ik anena, nuk të du ty. Ti nuk je djali jem.

Gazetarja: E pse ashtu?

A.P: S’e di moj.

Gazetarja: i ka thënë, nuk je djali jem, a?

AP: Po.

Gazetarja: E pse i thojke s’je djali jem?

A.P: S’e di moj, ajo është budallë.

Gazetarja: Atyre të tjerëve a ju ka thënë që nuk jeni fëmijët e mi?

A.P: Jo, veç atij….”, ka rrëfyer ajo për emisionin MAT, në Klan Kosova.