Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se në këtë proces nuk po gjykohen vetëm individë, por vetë liria e vendit.
“E kemi procesin në Hagë për burrat shqiptarë që po gjykohen, që kanë dhënë çdo gjë në luftë. Ne si shoqëri duhet ta dimë se atje nuk po gjykohen vetëm ata katër burra, por gjykohet liria e vendit tonë. Prandaj, uroj që të ketë drejtësi, gjykimet të jenë të drejta dhe ish-krerët t’i kemi të lirë, pranë familjeve të tyre, ashtu siç e meritojnë”, ka deklaruar Rama në Dukagjin.


















