Mesut Ozil është i papërmbajtshëm te Arsenali, sidomos me veprimin e fundit në humbjen 3-0 ndaj Manchester Cityt.
The Gunners u mposhtën nga Citizens në javën e 17-të në Ligën Premier, derisa mesfushori gjerman ishte i acaruar me vendimin e Freddie Ljungberg që të zëvendësohej.
Po kalonte minuta e 59-të, atëherë kur Ozil u largua nga fusha dhe në vend të tij u fut Emile Smith Rowe.
Ky vendim i Ljungberg nuk i pëlqeu gjermanit që reagoi ashpër derisa po shkonte në bankën rezerve.
Trajneri në detyrë i Arsenalit tha se ai e mori atë vendim, pasi dëshironte me shumë energji në mesfushë.
“E largova Mesut Ozilin nga loja, pasi doja më shumë energji në skuadër dhe në mesfushë”, ka thënë Ljungberg.