Nuk ndalet Labi me aktivitetet e tij humanitare

E publikuar: 22/01/2016 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Labinot Tahiri – Labi , asesi të ndal aktivitetet e tij humanitare.

Ai ka qëllim që aktivitetet humanitare t’i zgjeroj edhe më shumë, ndërsa si cak ka vendosur kafiteritë.

Labi përmes faqes së tij në Facebook, ka kërkuar nga pronarët e kafiterive që të bashkohen në aktivitetin e tij të radhës, i cili pritet të bëhet përmes një llogarie në bankë, ku parat e mbledhura nëpër kutitë që do të vendosen nëpër kafiteri të ndryshme, do të derdhen në llogarinë e cila do të ketë qëllim ndihmën e familjeve me kushte të rënda.

Ky është postimi i tij.

“Idea e radhes bashkqytetarê!

TË NDERUAR PRONARË TË KAFITERIVE TË KOSOVËS!

Të nderuar pronar të kafiterive dhe restaurantëve po u jap një ide të lehtë të cilën e ka bërë Restaurant CITY në Prishtinë afër kolegjit “Fama” aty ku jam unë.Më tha kamarjeri i cili me rrënqethi: ” Lab, unë e kam bërë një kuti ku aty shkruan emri yt dhe centat dhe finikët që sjellin njerëzit të cilët dhurojnë para për raste të rënda, dhe ato para dërgohen në një akont ku ti e ke për grumbullimin e parave”Ju të nderuar pronarë, shkruani emrin e kafiterisë apo të lokalit duke i deponiar në atë akont, ndryshe nuk mund të pranohen paratë të cilat grumbullohen në atë akontParatë grumbullohen dhe çdo fund muaji shiqojmë përmes internetit se sa jane mbledhur dhe i shiqojmë rastet se ku të ndërtojmë shtëpi ose ndonjë banesë të blejmë për familje me jetesë të rëndë.E keni të garantuar që unë nuk punoj me të njofshëm e dikush me përfitu që ka kushtet më mirë se sa shembull kjo familja me 13 fëmijë!Ju aktivizohuni e une e hap sot akontin ku shkruan “AKONT VETËM PËR KAFITERITË”,!!

Më tregoni për idenë dhe ne mund të vazhdojmë punën. Falemnderit pronarëve obligim përsonal nuk e kanë vetëm obligim shpirtrorë dhe kombëtar dhe qëllim ta ngirsim vetëdijësimin tonë.Nuk dyshoj ne ju që se beni uroj ta beni.Pêr atê llogari per centat u jap vetem unë shpirti jem askush tjetêr vetem duhet te mbani evidenc se sa para i keni derguar çdo muaj nga ato qe mblidhen në atë kuti bamiresie!

Uroj se vetem nga këto fonde ndertohen çdo qytet nga 10 shtepi!

Zoti na ndihmoftë.

Labi!”, ka shkruar Labi.