Nuk ndalet Butrinti, një ditë një milion – lë pas konkurrentët

E publikuar: 16/12/2017 01:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Butrint Imeri ka vazhduar me plot sukses paraqitjen e ti me një këngë që shumë shpejt është bërë një hit.

Kënga “Xhanëm”, që Butrinti e lansoi gjatë ditës së djeshme, ka arritur që për 24 orë të kalojë më shumë se 1 milion klikime në kohë reale në youtube.

Kjo këngë vjen pas suksesit të madh që pat Butrinti me këngën Bella, e cila ka kaluar 23 milion klikime.

“Xhanëm” është një këngë e punuar nga BIGDEAL RECORDS, teksti është shkruar nga Butrinti kurse producente e këngës është Aida Kelmendi.

Ajo është lansuar në kanalin AVD Digital, njëren prej kompanive më të suksesshme kosovare për këngëtaret modern shqiptar. /GazetaExpress/