Nuk miratohet Kodi Civil për martesat e gjinisë së njëjtë

E publikuar: 16/03/2022 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Kuvendi

Kuvendi

Kuvendi i Kosovës, në mungesë votash, nuk e ka miratuar Kodin Civil, me anë të së cilit lejohen martesat e gjinisë së njëjtë.

Në sallë ishin 77 deputetë, ku pro këtij kodi votuan 28, kundër votuan 29, ndërsa abstenuan katër deputetë.

Gjatë ditës, kur edhe pati diskutime në lidhje me këtë kod, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se të drejtat e njeriu janë të secilit njeri, teksa bëri thirrje për votimin e kodit.