Seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e përleshjes mes deputetëve Rexhep Selimi dhe Bekim Haxhiu – Kamishi, e filluar sot, është anuluar pasi që nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e saj.
Seanca nuk është mbajtur për shkak se në të nuk ka marrë pjesë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, raporton Koha.net.
Gjykatësi i rastit, Vesel Ismajli lidhur me ndërprerjen e seancës ka thënë se “nuk i ka mbetur tjetër pos të lëshojë fletë arrestet për të implikuarit”.
Nuk ka datë për vazhdimin eventual të kësaj seance.