Nuk kanë të ndalur plaçkitjet e bankave – ProCredit Bank i rritë tarifat e transfereve 5 euro

E publikuar: 27/10/2016 16:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka disa ditë që banka ProCredit ka rritur tarifat për shërbimet e saja bankare, me theks transferet bankare. Klientët e kësaj banke shprehin pakënaqësinë dhe irritmin mbi shtrenjtimin e shërbimeve që ofron kjo bankë për ta, madje shumë klientë edhe preferojnë largimin nga kjo bankë.

Klientët nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht se çmimet e transfereve do të shtrenjtohen, derisa janë përballë me faktin, atëherë kur është dashur të bëjnë ndonjë transfer. Ndërkohë që transferi në ProCredit tashmë është pesë euro, si brenda ProCreditit ashtu edhe me bankat tjera.

Klienti Ermal Gashi, thotë se nuk ka qenë i njoftuar mbi shtrenjtimin e këtyre tarifave dhe se ka qenë i befasuar se sa shumë është rritur tarifa për transfer brenda bankës.
“Dëshiroja që t’ia transferoj disa të holla një të afërmi tim brenda bankës, por në momentin që desha ta bëjë këtë transfer, punëtorja e kësaj banke më tha që transferi do t’iu kushtoj 5 euro. Unë mbeta i befasuar nga kjo tarifë”, tha klienti Gashi.

I pyetur se a përdor shërbime elektronike për kryerjen e transferëve, klienti Gashi thotë se nuk kemi aq nevojë që të përdorim kësi lloj shërbime.

“Ne e kemi vetëm rrogën në bankë, nuk na nevojiten aq shumë këto shërbime”, thotë Gashi.

Edhe klienti Ismail Selmani thotë se tarifat që po aplikon kjo bankë janë vërtet të mëdha dhe se dëshiron që të largohet nga kjo bankë, pasi që sipas tij kjo është një vjedhje që po iu bëhët klientit.

“Ka disa vite që jam klient i kësaj i kësaj banke dhe dita-ditës kjo bankë po i rrit tarifat. Kjo nuk është në rregull. Po detyrohem që të largohem nga kjo bankë”, ankohet klienti Selmani.

Mbylljen e llogarisë bankare në bankën ProCredit e preferojnë tashmë shumë klientë të saj, kjo për shkak të tarifës së lartë për transfero të parave.

Agjensia e Lajmeve ‘Kosova Post’, ka kërkuar nga banka ProCredit lidhur me ngritjen e çmimit të transfereve, derisa ata këtë e kanë arsyetuar me avansimin e shërbimeve me qasje elektronike.

“Banka jonë është ndër bankat e para në Kosovë që ka nisur stimulimin e përdorimit të kanaleve elektronike për bankim. Të gjitha shërbimet bankare që ju i përmendet përmes këtyre kanaleve janë pa pagesë (transferët brenda llogarive të ProCredit, tërheqjet e parave, deponimet e parave, etj.) apo kanë një kosto minimale për shembull për transferët kombëtare. Ndryshe çdo ndryshim i çmimeve reflektohet në çmimoren publikohet në ueb faqen e bankës apo është në dispozicion në të gjitha degët e bankës”, thuhet në përgjigjen e dhënë për ‘Kosova Post’ nga ana e kësaj banke.

Zyrtarët e kësaj banke, shtrenjtimin e këtyre tarifave e arsyetojnë me faktin që shërbimet bankare të kryhen nëpërmjet kanaleve elektronike pasi që kanë çmime më të ultë dhe se çmimi për shfrytëzimin e këtyre shërbimeve brenda bankës kanë kosto të lartë për bankën.

Mirëpo, banka ProCredit e cila operon në Kosovë vazhdon të raporton fitime të larta edhe gjatë vitit 2016. Deri në fund të muajit gusht kjo bankë së bashku me bankat tjera komerciale në vend kanë raportuar fitim prej 55.1 milionë euro dhe për këtë periudhë këto banka kanë rritur të hyrat nga kamata për kredi si dhe nga provizionet që ato u marrin qytetarëve.