“Nuk kam ni me e çu njerin prej iftarit e me e vra” – Gold Ag reagon për tragjedinë në Klinë

E publikuar: 29/04/2022 15:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi Gold Ag, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Klinë, ku u vra një 23-vjeçar dhe u plagosën dy vëllezërit e tij.Përmes një postimi në Insastory, ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të riut.“Me çu njerin prej iftarit e me vra nuk m‘ka bo vaki najher me ndi. Cili do që të jetë motivi osht jasht çdo norme njerëzore.

Ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën këtë djalë dëshmori, e ata që e vranë e marshin dënimin e merituar në të dy botët.

Këtë djal paska kush e pret në botën tjetër, baba dëshmorë.Po juve që e vratë a ka kush që ju pret? TMERR”, ka shkruar ai.