Vitet shkojnë ndërsa unë ngel vetëm, dua të dashurohem të bëj fëmijë të formoj familje por nuk kam në kë të dashurohem.
Kam qenë e interesuar në disa klinika për mbarësim artificial, me të vërtetë dua të ndjehem e formuar si nënë, thekson këngëtarja e njohur maqedonase Suzana Gavazova.
Meshkujt kanë frikë nga unë dhe popullariteti im, për këtë shkak edhe nuk më afrohen. Nuk kam simpatizant, por kur më duhet të zgjedh mes karierës dhe bashkëshortit e kam të vështirë të zgjedh.
Muzika është jeta ime, nuk e di cila është më e vlefshme për momentin familja apo kariera.

















