Protestuesit serbë janë mbledhur në pikën kufitarë më Kosovën në Jarinjë, disa prej tyre janë të maskuar, e duke brohorit e kënduar këngë nacionaliste.
Në njërën nga fotot shihen protestuesit duke e djegur një pankartë, ku shkruante “Marrëveshjet e Brukselit”, ndërsa në një tjetër shihet në hartën e Kosovës me një mbishkrim që shkruante “Nuk ka dorëzim”.
Policia serbe ka krijuar një kodron në afërsi të kufirit, duke mos lejuar protestuesit që të kalojnë në anën e Kosovës.
Ndërkaq, në këtë pikë kufitare KFOR-i ka shtuar trupat.