Një 51-vjeçar nga Mati është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar 75 vjeçe.
Në pranga u vu Anton H, 51 vjeç, banues në Baz, i cili ka qenë edhe më parë i dënuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Shkaku i dhunës, mendohet se janë lekët e pensionit, i cili ia kërkonte nënës së tij për ti prishur për konsum alkooli.
Policia thotë se “arrestimi i tij u bë pas marrjes së infomacionit se shtetasja L.H, 75 vjeçe, në banesën e saj po dhunohej nga djali i saj, i cili po ushtronte dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime fizike në trup”
Policia ka arrestuar menjëherë shtetasin e lartpërmendur, si dhe i ka dhënë ndihmën e duhur shtetases së dhunuar, e cila pas marrjes së ndihmës mjeksore është larguar në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/1, i Kodit Penal.

















