Gazetari Parim Olluri, ka kriitkuar opozitën për qasjen pasve në raport me qytetarët.
Ai ka thënë se nëse Kurti ka qëndruar deri në 3 e 4 të natës në fshatra të Mitrovicës, atëherë njëjtë do të duhej të vepronte edhe opozita.
“Ne mediat kemi kritikuar Kurtin si i përdor resurset shtetërore për me bë fushatë zgjedhore, ndoshta edhe opozita ka të drejtë – por ata ish dasht me nejt në ndonjë fshat të Mitrovicës deri 3-4. Gabimi i opozitës është që ki kryetar partie që nuk ka vizitu degë e nëndegë. Nuk mundesh me luftu regjimin populist që një ditë para zgjedhjeve ia shpërndan qytetarëve vitra, nuk mundesh me e luftu pushtetin duke nejt në Noya”, ka thënë Olluri në “Pressing” të T7.

















