Nuk i përmendi emrin në festival, Luiz Ejlli sqaron sherrin me Adi Krastën!

E publikuar: 05/01/2018 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai ka shpjeguar fillesat e ‘problemit’ mes tyre që në talent show-n “Ethet”, ku Luizi ishte konkurrent dhe Adi prezantues.

Ejlli ka vijuar duke treguar se si Krasta nuk e ka përmendur emrin e tij gjatë prezantimit të këngës në asnjë prej netëve të festivalit. 

“Mua nuk më shqetëson fakti që nuk ma tha emrin ai, sepse nuk është se prisja që të ma thoshte emrin ai që të më njihnin njerëzit…por përderisa prezantuesi ka një kontratë me festivalin dhe po ta marrësh hollë-hollë këngëtarët janë festivali, jo dritat, kamera e skena… ndaj prezantuesi ka për detyrë t’i prezantojë këngëtarët”-ka theksuar Ejlli.