Nuk i përballoi lëndime, vdes personi që u plagos sot në Gjakovë

E publikuar: 06/02/2022 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personi i cili u plagos sot në Gjakovë, ka ndërruar jetë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Nysret Xhurkaj.
“Rreth orës 19:50 viktima ka vdekur në Prishtinë”-tha Xhurkaj.

Më herët mjeku kujdestar në QKUK Ejup Govori, tha se viktima është sjell pa vetëdije dhe me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit.
“Vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. Ka ardhur pa vetëdije me gjakderdhje të madhe në kokë nga arma e zjarrit. Personi gjendet në gjendje terminale”, ka thënë mjeku.