Komuna e Zubin-Potokut është e vetmja në veri të Kosovës, që mjetet buxhetore për paga të arsimit dhe të shëndetësisë, i ka transferuar në kategorinë e projekteve kapitale.
Në këtë mënyrë, Kuvendi i Zubin- Potokut ka treguar qartë se nuk pranon në asnjë mënyrë që arsimi dhe shëndetësia të financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës, por insiston që në këto dy fusha, të investojë Serbia, duke refuzuar me këmbëngulje që arsimi dhe shëndetësia edhe nga aspekti i financimit të integrohen në sistemin e arsimit dhe të shëndetësisë së Kosovës shkruan zeri.
Transferimi i këtyre mjeteve është marrë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Zubin-Potokut ku edhe është rishikuar buxhetit për vitin 2015. Në këtë rishikim, është vendosur që mjetet e parapara për paga dhe mëditje të punëtorëve të arsimit dhe të shëndetësisë të transferohen në kategorinë e mjeteve për projekte kapitale.