Deputetët e Kuvendit nuk e kanë future në rend të ditës propozimin-rezolutën e kryetares Vjosa Osmani për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Goran Rakiq.
Osmani në seancën plenare ka propozuar një rezolutë për shkarkimin zëvendëskryeministrit Goran Rakiq, pas deklaratave se “mbështetet iniciativat politike dhe diplomatike të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq për Kosovën e Metohinë”,transmeto Lajmi.net.
“Siç e kam paralajmëruar edhe dje i kam dy propozime për të plotësuar rëndin e ditës:Propozimi i parë ka të bëjë më një rezolutë të Kuvendit, propozoj që të hyjë në rend dite kjo projekt rezolutë që do ta lexojë tani. Kuvendi i Kosovës propozon, pika 1: Kuvendi rikonfirmon se Kushtetuta e Kosovës karakteri unitar i Kosovës sovraniteti shtetëror dhe territorial është i pacenueshëm, çdo thirrje për mbështetje të pozicionit politikë e diplomat të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rendit kushtetues. Pika 2: Kuvendi i Kosovës rikonfirmon se të gjitha subjektet politike kanë për obligim që të punojnë në përputhje me kushtetutën vendi, duke mos rrezikuar pozicioni dhe interes e Kosovës karshi Serbisë. Pika 3: Kuvendi i Kosovës fton Qeverinë e Kosovës që të mos lejoj asnjë anëtarë të saj të jetë i përfshirë në fushatën diplomatike e politike të Serbisë kundër Kosovës, rrjedhimisht Kuvendi fton që të shkarkojë të gjithë ata anëtar të qeverisë që behën pjesë e përpjekje të tilla. Dhe pika 4: Në rast se Qeveria nuk largon këta anëtar brenda një javësh, do të iniciohet mocion mos besimi ndaj këtyre anëtarëve” , ka thënë Osmani.