Sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, Thomas Muller ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për rastin ideal të humbur në ndeshjen ndaj Anglisë në kuadër të fazës së 1/8-tës të Euro 2020.
Anglia mposhti Gjermaninë me rezultat 2-0 në ndeshjen e 1/8-tës për të siguruar një vend në çerekfinale.
Megjithatë, ndeshja mund të kishte krejt rrjedhë tjetër nëse Muller do të ishte i saktë gjatë një rasti në minutën e 81-të kur rezultati ishte vetëm 1-0.
Me shpresën se do e fuste topin në rrjetë – tifozët e Gjermanisë me reagim dëshpërues për shansin e shpërdoruar nga Muller ndaj Anglisë
Muller doli i vetëm me portierin dhe dështoi, ndërsa tashmë ka kërkuar falje dhe ka reaguar për gjithë rastin në rrjetet sociale.
“Ai moment, që do ta kujtoj deri në fund të jetës, më bëri të mos fle sonte. Një moment për të cilin punon, stërvitesh dhe jeton si futbollist. Ai moment kur ke në këmbë rikthimin e skuadrës tënde në lojë në një ndeshje nokauti. Ju keni shansin të kaloni një komb të tërë në ekstazë. Të kesh këtë mundësi të tillë dhe më pas ta lësh të të ikë nga dora…”.