
Shkruan: Fadil Maloku
1. Demonstratat e studentëve në Beograd më 15 mars 2025 ishin shumë më shumë një revoltë ndaj qeverisë, se sa një demonstrim anti sistem! Anipse, kishin vendosmërinë e qytetarëve për të kërkuar llogaridhënie dhe transparencë, atyre u mungoj guximi i demonstrimit të një lidershipi karizmatik!
2. Paknaqësia qytetare, nuk u maksimalizua deri në finale edhe për shkakun kontrollit mediatik nga ana e regjimit autokrat të Vuqiçit! Deri në paraqitjen enjë lidershipi të ri… Serbia do i vuan pasojat e një ekstremizmi, po edhe militarizimi të rrezikshëm jo veëm për serbët, por, për mbarë rajonin.
3. Ne shqiptarët, duhet me; urtësi (jo indeferencë të fjetur), e me unitet (jo uniformitet në mendime dhe vendime me peshë kombetare); e sidomos me vigjilencë si asnjëherë më parë, t’i përpunojmë “faktet” e reja që janë në interesat tona strategjike afatgjata…