Nuk është e gjitha tek teknika dhe madhësia: Tri kushte më të rëndësishme për seks të mirë!

E publikuar: 06/08/2015 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sado që i dëshirojnë përjetimet e thella dhe të fuqishme seksuale me partnerin, ndodh që rutina e përditshme apo diçka që ai thotë dhe e bën në çast e mbyll zemrën.

Doktoresha Laura Berman është eksperte e njohur botërore në lëmin e arsimimit seksual dhe moderatore e emisionit të popullarizuar në Televizionin e Oprah Vinfreit, transmeton Telegrafi. Na janë të njohura kryesisht “tri kushte të rëndësishme për seks të mirë” të saj, mirëpo të jemi të sinqertë – a i aplikojmë ato rregullisht?

Kushti i parë – trupi i fuqishëm dhe i shëndetshëm
Fjala është për muskujt. Por edhe për forcën e tyre. Në seks, këta muskuj mund të bëjnë mrekulli në pikëpamje të reaksionit trupor në stimulimin e partnerit. Prandaj është rregull “numër 1” të ruash forcën e tyre madje edhe me ndihmën e ushtrimeve të Kegelit. Disa qindra në ditë.

Kushti i dytë shpirti kreativ
Lejoni partnerit tuaj që të marrë kontrollin në tërësi, qëndroni pasiv dhe “dorëzojuni në tërësi” atij, ndërkaq nëse kjo assesi nuk është sipas shijes suaj, shpikni një strategji të përbashkët për forcim të fantazisë. Kreativiteti është i rëndësishëm për arsye të thjeshtë – organi më i fuqishëm seksual është truri!

Kushti i tretë – zemra e hapur
Sado që i dëshirojnë përjetimet e thella dhe të fuqishme seksuale me partnerin, ndodh që rutina e përditshme apo diçka që ai thotë dhe e bën në çast e mbyll zemrën. Edhe reaksioni i tillë mund të eliminohet me ushtrime. Imagjinoni situatën e tillë dhe pastaj mendoni edhe se si zemra ju hapet, sikur çel lulja. Imagjinoni se si kraharori zgjerohet dhe mbushet me dritë. Në këtë mënyrë do të iniciohen kanalet e dashurisë, të lumturisë – para së gjithash, të energjisë seksuale.