Nuk e kam thënë kurrë: Viktima mbi luftëtarin – veç sa nuk thonë UÇK ka ba problem – Çka ka ba Saranda?, Valon Syla më i ashpër se kurrë

E publikuar: 03/06/2025 07:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Valon Syla ka reaguar ashpër ndaj siç thotë ai qasjes viktimizuese në politikë.

Ai në “Pressing” të T7, tha se një viktimë me VV po bëhet më i madh sesa një luftëtar

Ai ka thënë se kjo është “logjika më e poshtër e Vetëvendosjes”.

“Saranda reagon, sepse Saranda e ka kapital politik viktimizimin, se një viktimë me Albin Kurtin duhet me qenë më i madh se një luftëtar. Kjo është logjika më e poshtër që e ka shti Vetëvendosja. Respekt për viktimat”.

“Krejt Kosova jem viktimë, edhe mshele gojën e mos fol ashamet. Viktima respektohet, veteranët i hekin prej jetës që kanë luftu e viktimën ta paguajna”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Emisionin “Pressing” mund ta ndiqni KËTU