Nuk e kam ditur sa e vështirë është gjidhënia, po ndjehem si një lopë (Foto)

E publikuar: 21/05/2016 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi që kishte konfirmuar se kishte mbetur shtatzënë me shumë vështirësi, ajo në rrjetet sociale ishte shprehur se po ndihet tejet e lodhur me gjidhënien , transmeton revista Kosovarja.

Chrissy Teigen, gruaja e John Legend, ishte shprehur se gjidhënia është aq e vështirë për të dhe se shpesh po ndihet sikur fëmija e do atë vetëm për qumësht.

“Nuk e kam ditur vështirësinë e gjidhënies, me nga 10 orë në ditë I jep foshnjës gji, dhe po më duket vetja si një lopë” ishte shprehur ajo.

Ajo poashtu kishte thënë se që nga lindja nuk gjen më kohë të mjaftueshme që të përkujdeset për veten dhe se duhet të kujdeset për bashkëshortin, fëmiun dhe qentë./Kosovarja/