“Nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat”: VV-ja nuk jep sinjal se do ta propozojë Osmanin për presidente

E publikuar: 08/01/2026 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinov, nuk ka dhënë ndonjë sinjal nëse kjo parti do ta propozojë Vjosa Osmanin sërish për presidente.

Në një prononcim për RTV21, ai ka thënë se nuk e di se si do të rrjedhin gjerat deri atëherë.

Sipas tij, primare është që të konstatohet Kuvendi dhe të zgjidhet Qeveria.

“Kjo është faza e tretë. Faza e parë është konstituimi i Kuvendit, pastaj formimi i Qeverisë Kurti 3. Faza e tretë do të jetë në muajin mars ose prill dhe do të ketë të bëjë me çështjen e presidentit. Deri në atë fazë nuk mund të them asgjë, sepse është hipotetike të jap ndonjë deklaratë kur nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat. E rëndësishme është themelimi i institucioneve”, ka thënë Bajqinovci.