“Nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime”, Buzhala e Rexhaj sqarohen përball njëri-tjetrit

E publikuar: 16/02/2026 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkrimtari Albatros Rexhaj dhe gazetari Berat Buzhala, janë sqaruar për incidentin e ndodhur ditë me parë në emisionin “Opinion”.

Rexhaj e nisi duke ia përmendur të shamen.

“E kuptoj shumë mirë një person kur ndjen siklet brenda vetës, edhe unë kam probleme…Në çdo situatë, njeriu duhet me pas njëfarë marifeti, krejt i toleroj por të shamen që e kam dëgju pastaj, nuk e di çka të kanë borxh njerëzit e shtëpisë sime…”, tha ai në Pressing.

“Prej momentit kur jam çu prej tavolinës, çdo gjë gabim aty u kone”, tha Buzhala.